Një ditë para mocionit dhe dy ditë para protestës, Meta i shkon Berishës në zyrë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është parë duke hyrë në selinë e Partisë Demokratike ditën e sotme.

Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se Meta ka zhvilluar një takim me kreu e kësaj force politike Sali Berisha dhe se nuk ka qenë i shoqëruar nga asnjë mbështetës nga partia e tij.

Kjo vizitë e Metës vjen një ditë para mocionit me debat me kryeministrin Rama në parlament, për cështjen McGonigal, Ilir Meta i shkon në zyrë Sali Berishës. Meta është parë të hyjë në selinë e PD pak çaste më parë.

Kujtojmë sakaq se më 3 mars, ditë kur apeli pritet të shprehet për vulën dhe siglën e PD, Sali Berisha ka njoftuar një tjetër protestë kombëtare.