”Një arterie e gjelbër ”, Rama: Po përfundon transformimi urban e mjedisor i lumit Gjanicë

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjete sociale ka publikuar pamjet projektit të lumit Gjanicë në qytetin e Fierit.

Rama shkruan se ky projekt i cili është në përfundim është një arterie e gjelbër e zemrës së Fierit.

 

Statusi

MIRËMËNGJES

dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është një arterie e gjelbër e zemrës së Fierit, ju uroj një ditë të mbarë.