Një armë do shitej 3000 euro/ Momenti kur efektivë të veshur civilë arrestojnë autorët e trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri


Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin ku u godit grupi kriminal i cili trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri.

Policia njofton se autorët shoqëronin me makinë autobusin, ku fshiheshin armët, aty ku është bërë edhe arrestimi i tyre nga efektivë të veshur civilë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak, ndërsa mësohet se çdo armë do të shitej nga 1500-3000 euro.