Niveli i lartë i arrestimit të zyrtarëve, Dumani në Komisionin e Ligjeve: Ja sa çështje janë dërguar në gjykatë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, paraqiti në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor për punën e Prokurorisë së Posaçme.

Ai u ndal tek arrestimi i zyrtarëve të nivelit të lartë. Ndër të tjera përmendi edhe magjistratë të shkarkuar nga vetting-u.

“Janë dërguar në gjykatë 11 çështje për gjykim me 12 persona në gjykim. Janë dënuar 9 zyrtarë të nivelit të lartë, dy ish-deputetë mes tyre. Janë në proces gjykimi katër ish-magjistratë për shkak të veprave penale që janë shkarkuar nga vettingu.

Janë dënuar nga gjykata dy ish-magjistratë. Në komandim kam që të vijojë puna për administrim të çështjes. Në Prokurorinë e posaçme për vitin 2023 kanë ushtruar detyrën 105 punonjës”, tha Dumani.