OSBE ka reaguar pas letrës së dërguar nga bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët kërkonin atashimin e përfaqësuesve të ODIHR pranë ekspertëve të komisionit, për të asistuar punën e tyre.
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, OSBE thekson se presin një Parlamentar plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore.
Reagimi i OSBE:
I urojmë sukses Kuvendit, në fillim të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet e 2025-s është e shkurtër dhe mbetet shumë për të bërë. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e gatshme të ndihmojë.