Nisin reshjet e para të borës në veri, zbardhet Malësia e Madhe! Në aksin Hani i Hotit-Vermosh trashësia e dëborës arrin 10 cm
- 14 November, 2024
Mbrëmja e djeshme dhe paraditja e sotme ka sjellë reshjet e para të borës në veri të vendit.
Mësohet se Malësia e Madhe është zbardhur, duke bërë që në segmentin rrugor Hani i Hotit – Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës me trashësi rreth 10 cm.
Sipas Mbrojtje Civile, momentalisht ky aks rrugor është i kalueshëm me goma dimërore.
”Kontratori është prezent me mjete dhe punëtorë për te mbajtur te hapur këtë aks rrugor”, thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.
Nga strukturat e OSHE nuk raportohen situata problematike.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ