Nisin punimet për vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur/ Rama: Nga Dhërmiu në Lezhë për të përmirësuar cilësinë e turizmit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet e task forcës për certifikimin e vendosjes së impiateve për trajtimin e ujërave të ndotur. Ai ka zbuluar dhe zonat, ku po bëhet ky proces, duke e theksuar që përmirëson cilësinë e turizmit në vendin tonë.
“Në Dhërmi, Borsh, Ksamil, Llaman, Karpen, Golem, Spille, Hamallaj, Pogradec, Lezhë, vijon punën task forca për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës. Një proces që rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri”, ka shkruar Rama krahas pamjeve.