LEZHË- Nisi sot zbatimi i Marrëveshjes Shqipëri – Itali për emigrantët. Ashtu siç ishte paralajmeruar anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, 10 nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë, zbarkoi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së mërkurës, 15 tetor, në Portin e Shëngjinit.Por, nga 16 emigrantë që kanë ardhur në total, 4 prej tyre janë kthyer drejt Italisë. Pas verifikimeve në qëndrën pritëse 2 prej tyre kanë rezultuar të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore dhe nuk mund të vendosen në kampin e Gjadrit. Pra në Gjadër janë nisur, nga 16 emigrantë që erdhën sot, 12 prej tyre.Anija ushtarake italiane me emigrantët e parë u nis të hënën e 14 tetorit nga ishulli i Lampeduzës në Itali.Pas mbërritjes, anija “Libra” u ankorua në port. Pas procedurave brenda anijes, rreth orës 10:00 emigrantët nën shoqërinë e forcave të sigurisë Italiane zbritën grupe-grupe dhe u vendosen në qendrën pritëse brenda portit të Shëngjinit.
Aty do të qëndrojnë në karantinë për disa orë, ku po kryhet verifikimi i tyre dhe kontrolli shëndetësor e më pas me autobus do të dërgohen në kampit e Gjadrit. I gjithë ky operacion i parë i këtij lloj u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku krahas autoriteteve Italiane pati prezence dhe të policisë shqiptare.
“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare” informoi sot policia.
Mbërritja e kontingjentit të parë të emigrantëve në Lezhë, pati vëmendje të madhe dhe nga mediat e huaja. Të shumtë ishin gazetarët dhe operatorët të cilët e ndoqën nga afër këtë proces, i pari i këtij llojit në Europë.Ky zhvillim solli dhe reagime nga aktivistet e shoqërisë civile, të cilët zhvilluan një proteste simbolike para ambienteve të Portit të Shëngjinit për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të qeverisë. “Emigrantët po priten nga dy gardianët e burgut, Rama dhe Meloni. Ata po sillen në një burg”, tha një aktiviste
Emigrantët e parë në Lezhë
Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, është i përbërë nga 16 persona. Janë të gjithë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët u kapën në det të dielën e 13 tetorit. Pak metra larg kalatës ku u ankorua anija ushtarake italiane ndodhet qendra pritëse e Shëngjinit, ku emigrantët do të ndalojnë për të paktën disa orë në pritje të procedurave burokratike.
Aty ata fillimisht do të mund të bëjnë dush, të ndërrohen me veshjet e reja që do t’u ofrohen si dhe të ushqehen.Më pas do të kalojnë procesin e identifikimit. Më pas do të transportohen drejt Gjadrit, i cili është funksional që prej javës së shkuar. Në qendrën e Gjadrit është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat.
Të hënën e 14 tetorit 2024, anija ‘Libra’ e Marinës Ushtarake Italiane u nis nga Lampeduza drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në kampin e emigrantëve në Gjadër. Ata u shpëtuan në det të dielën e 13 tetorit. Fillimisht në bord u krye një kontroll fillestar i emigrantëve për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra. Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe aty presin që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale.
Reagimi i BE-së
Ky i sotmi është operacioni i parë dhe pritet të vijojë me grupet e tjera. Kapaciteti për momentin është 400 persona dhe deri tani ka përfunduar 70% e strukturave pritëse dhe akomoduese, përfshi edhe logjistikën e nevojshme. Kampi është ndarë në disa seksione të veçanta, ku përfshihet edhe izolimi për personat që kryejnë krime apo seksioni i trajtimit procedurial para se të jepet apo refuzohet azili. Nëse refuzohet, emigrantët riatdhesohen në vendet e tyre.
“Reuters” e cilëson marrëveshjen për emigrantët si kontroverse, por thekson se është e parë dhe e vetmja midis një vendi anëtar të BE dhe një vendi të paanëtarësuar në union. Kjo marrëveshje është vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, si kryekomisionerja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët Itali-Shqipëri, mund te merret shembull edhe nga BE.
Nënshkrimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut, por pavarësisht kundërshtimeve u ratifikua me shumicë votash nga përlamentet e të dy vendeve.
Marrëveshja parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Zona brenda kampit të Gjadrit do të monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve.
Përfundon verifikimi i emigrantëve të ardhur në Shëngjin, kthehen edhe 2 të tjerë në Itali për arsye shëndetësore! 12 drejt Gjadrit
Ka përfunduar verifikimi i emigrantëve të mbërritur këtë të mërkurë në qendrën pritëse të Shëngjinit.
Sipas burimeve të gazetarit Elvis Hila, ka shkuar në katër numri i personave të cilët do të kthehen në Itali, pasi krahas dy të mitur edhe dy të tjerë kanë rezultuar me probleme shëndetësore.Ndërkohe 12 të tjerë po mbahen ende në Shëngjin, në pritje për t’u transferuar drejt kampit të Gjadrit.
Emigrantët nga Italia, 14 do të dërgohen në Gjadër, 2 shkojnë në Itali pasi ishin të mitur .Nga 16 emigrantë që kanë ardhur në total në Shëngjin ditën e sotme, 14 do prej tyre do të dërgohen në Gjadër, 2 prej tyre do dërgohen në Itali.Pas verifikimeve në qëndrën pritëse ata kanë rezultuar të mitur dhe nuk mund të vendosen në kampin e Gjadrit. Ne videon e siguruara, shihet momenti kur dy emigrantët merren nga autoritetet italiane për t’i dërguar drejt vendit fqinj, ku do ti nënshtrohen procedurave atje. 14 të tjerët pritet të të nisen drejt kampit të Gjadrit.
Solli emigrantët në portin e Shëngjin, momenti kur largohet anija ‘Libra’
Anija ‘Libra’ që solli emigrantët e parë në portin e Shëngjinit është larguar për në brigjet italiane. Report Tv sjell pamjet nga momenti kur anija lë portin e Shëngjinit.Sot nisi zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri, ku 16 emigrantët e parë nga Bangladeshi dhe Egjipti u sollën në qendrën pritëse në Shëngjin. Pas verifikimit dhe kontrolleve, emigrantët do të vendosen në kampin në Gjadër deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil.
Rama e Meloni si ‘gardianë’ burgu, banderola në Shëngjin kundër marrëveshjes për emigrantët! Aktivistja për Report Tv: Kampi si burg
Një grup aktivistësh kanë zhvilluar një protestë në Shëngjin, ndërsa sot nisi zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Aktivistët u shfaqën me një banderolë me foton e kryeministrit Edi Rama dhe homologes Italian Giorgia Meloni.
“Nga ana tjetër edhe ëndrra evropiane drejt së cilës këta emigrantë po shkojnë po shuhet. Emigrantët po priten nga dy gardianët e burgut, Rama dhe Meloni, kjo është ajo që Rama dhe Meloni kanë ngritur një burg për emigrantët. Ata po sillen në një burg. Sipas ligji europian emigrantët që vijnë në burgje dhe kërkojnë të drejtën për azil nuk mund të mbahen të burgosur, deri kur t’iu verifikohet identiteti. Do mbahen në burg në Gjadër gjatë gjithë këtij procesi”, tha ajo për Report Tv.
Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Emigrantët zbresin nga anija ‘Libra’, do i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit, më pas në Gjadër
Pak pasi anija italiane ‘Libra’ zbarkoi në portin e Shëngjinit dhe u përpunua me procedura të përshpejtuara kufitare pas ankorimit, 16 emigrantët në bord kanë zbritur në tokën shqiptare.Anija ushtarake italiane me refugjatët e parë e cila u nis të hënën e 14 tetorit nga ishulli i Lampeduzës në Itali mbërriti mëngjesin e sotëm, rreth 08:00 në portin e Shëngjinit.Mbërritja e anijes ‘Libra’ me 16 emigrantët e parë, Policia: Kemi marrë të gjitha masat për sigurinë dhe procedurat e përshpejtuara kufitare
Mbërritja e anijes ‘Libra’, sot në portin e Shëngjinit.
Edhe Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas mbërritjes dhe ankorimit të anijes italiane “Libra” në Portin e Shëngjinit sot (16 Tetor), në bordin e të cilës gjenden 16 emigrantët e parë nga marrëveshja Shqipëri-Itali, mes kryeministrave Rama-Meloni.Policia e Lezhës konfirmon se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe “zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”.Emigrantët pas procedurave paraprake dhe kontrollit, do të dërgohen në kampin e ngritur në Gjadër.
“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”, thuhet në njoftimin zyrtar. Policia e Lezhës e caktuar me shërbim për ndjekjen e procedurave të përshpejtuara