Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët.
Drejtori i ISSH, Astrit Hado ka deklaruar se bonusi në vlerën e 5000 lekëve po shpërndahet njëkohësisht me pensionin mujor dhe qytetarët kanë mundësinë e përfitimit deri më 31 dhjetor 2024.
“Prej mëngjesit e deri me tani janë shpërndarë rreth 22-23 mijë bonuse. Bonusi është në vlerën e 5000 lekëve. E drejta e përfitimit është prej sot e deri më 31 dhjetor 2024. Bonusi po shpërndahet njëkohësisht me pensionin mujor”- tha Hado.
Përfitues janë 704 mijë qytetarë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ