Sekuestro bulmetit pa faturë tatimore! Nis sot aksioni në gjithë vendin

Sipas vendimit të qeverisë duke u nisur nga dita e sotme nuk do të lejohet më tregtimi i bulmetit pa faturë tatimore.

Lidhur me aksionin e tatimeve do të ushtrohen kontrolle për të verifikuar nëse produktet janë të shoqëruara me faturë fiskale në momentin e blerjes.

Ky aksion vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit.

Vendimi synon gjurmueshmërinë e produkteve për të garantuar sigurinë ushqimore.

“Duke filluar nga e hëna nuk ka më paralajmërime po vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë”, tha Rama gjatë takimit me kryebashkiakët.

 Edhe ministria e Bujqësisë Anila Denaj dhe ai i Financave Petrit Malaj paralajmëruan gjatë një inspektimi, se nuk do të tolerohet asnjë shkelje që cenon sigurinë ushqimore për qytetarët.