Nis shqyrtimi për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, mblidhet KAS

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur sot për të shqyrtuar dy kërkesat e Foltores dhe PD-së zyrtare sa i përket regjistrimit apo jo zgjedhjet lokale të 14 Majit me logon e PD-së.

Njoftohet se KQZ në bazë të të gjitha hallkave po analizon të gjitha kërkesat që janë depozituar nga të dyja grupimet.

Vota e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmalji është përcaktuese për fatin e grupimit të Berishës por edhe të grupimit të Bashës. PD-ja zyrtare kërkoi nga KAS që demokratët të regjistrohen vetëm me firmën e Alibeajt, duke e hequr çështjen nga duart e Celibashit i cili kërkoi firmën e Bashës.

Vendimi për ta regjistruar ose jo PD-në pa firmën e Bashës, duhet mbështetur me të paktën 3 vota në KAS.