Nis seanca plenare, protestuesit e PD sjellin goma para parlamentit


Sapo ka nisur seanca plenare, ku pritet të votohen dhe ngritja e dy komisioneve, ai për dezinformimin dhe kundër korrupsionit.

Kuvendi parashikon të diskutojë 13 pika në rendin e ditës, mes të cilave 5 janë projektligje.

Ndërkohë, njëkohësisht me seancën plenare, ka nisur protesta e opozitës jashtë Kuvendit.