Nis seanca gjyqësore ndaj ish presidentit Trump në Nju Jork
Ish-Presidenti Donald Trump po merr pjesë në proçesin gjyqësor civil ndaj tij, që filloi sot në Nju Jork, në një kohë kur kontrolli i disa prej pronave më të rëndësishme të tij ndodhen në rrezik.
Pjesëmarrja e tij në gjyq, që është bërë me dëshirën e tij, e cila shihet si një zhvillim i rrallë, nisur nga praktikat që Trump ka ndjekur në të shkuarën. Një gjykatës i Nju Jorkut i ka quajtur Donald Trump dhe djemtë e tij përgjegjës për mashtrim dhe ka anuluar certifikimin e biznesit të Organizatës Trump, duke thënë se familja Trump kanë dhënë të dhëna financiare false për afërsisht një dekadë. Gjykatësi i çështjes ka marrë tashmë një vendim lidhur me një prej akuzave kryesore të ngritura në padinë e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, duke e shpallur ish-presidentin fajtor për mashtrimet e tij në lidhje me lëvizjet e tij financiare brenda biznesit.
“Do të shkoj në gjykatë nesër në mëngjes për të mbrojtur emrin dhe reputacionin tim”, kishte shkruar Trump të dielën në mbrëmje në platformën e tij sociale “Truth Social”.