Nis protesta e opozitës jashtë Gjykatës së Lartë, bllokohet rruga, kaos trafiku në kryeqytet

Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës në afërsi të Gjykatës së Lartë, ku do të mbahet gjyqi për vulën e PD.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin, e po ashtu duket se kanë bllokuar rrugën, në afërsi të rrugës  “Myslym Shyri”.

Si pasojë është krijuar trafik i rënduar në afërsi të Gjykatës. Nga ana tjetër, në këtë pikë ndodhen forca të shumta policie.