Nis projekti 8.8 mln euro i BE dhe Austrisë për menaxhimin e burimeve ujore
Bashkimi Evropian dhe Austria nisën zyrtarisht projektin e ri “EU4Rivers” i cili synon të mbështesë Shqipërinë në ruajtjen dhe rikthimin e burimeve të ujit të pastër.
EU4Rivers u lançua në një ceremoni të përbashkët nënshkrimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, me praninë e Ministres Mirela Kumbaro, Shefit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorit Silvio Gonzato, ambasadorit të Austrisë në Shqipëri z. Christian Steiner, kreut i Zyrës ADC(Austrian Development Cooperation) në Tiranë z. David Muckenhuber dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Menaxhimin e Burimeve Ujore znj. Gerta Lubonja.
Projekti 5-vjeçar është bashkëfinancuar nga BE (7.5 milionë euro) dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (1.3 milionë euro) dhe zbatohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).