Nis pastrimi i kanalit kullues në Vlorë, ndërhyjnë forcat e ushtrisë, firmat private dhe …

Në Vlorë ka nisur një aksion i gjerë pastrimi në kanalin kullues të Siavit, një prej kanaleve kryesore që derdhet në det në zonën e Lungomares.

Forcat e ushtrisë, ndërmarrjet bashkiake dhe firmat private janë angazhuar në këtë ndërhyrje, e cila synon të parandalojë përmbytjet dhe ndotjen e mjedisit.

Aksioni u inspektua nga kryebashkiaku Ermal Dredha dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, të cilët deklaruan se ndërhyrjet do të vijojnë edhe në kanale të tjera të qytetit, deri në rehabilitimin e plotë të tyre.

Autoritetet konfirmojnë se është vënë në dispozicion një fond i posaçëm për pastrimin e të gjithë kanaleve në territorin e Vlorës.