Nis numërimi në Himarë, hapen kutitë e para

Teksa ora shënon 1 pa 20 pas mesnatës, në Himarë sapo ka nisur numërimi i kutive të para.

përgjatë gjithë ditës së sotme, himarjotët votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë atje, mes Petro Gjikurisë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Vangjel Tavo i Partisë Socialiste.
8333 zgjedhës apo 37.69% morën pjesë në votime, nga mbi 23 mijë që janë në lista.E megjithëse një numër i ulët, krahasimisht me zgjedhjet e një viti më parë, pjesëmarrja është më e lartë.
Himarjotët zgjodhën një vit më parë Fredi Belerin si kryesues të tyre, por ky i fundit nuk e bëri kurrë betimin, pasi u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg për krim zgjedhor.

Sonte, pak para nisjes së procesit të numërimit, ka pasur edhe një shtrëngum duarsh mes kandidatëve. Teksa prezent atje është edhe Blendi Klosi.