Nis me vonesë seanca për 24 zyrtarët e “Bujqësorit”, avokatët kërkojnë më shumë kohë për të njohur dosjen

Seanca në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO) për vlerësimin e masave të sigurisë për 24 zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës ka nisur me vonesë.

Burime nga GJKKO njoftojnë se një nga të dyshuarit, i cili është zyrtar në Universitetin Bujqësor, mungonte në seancë. Sipas avokatit të tij, i dyshuari ndodhej në një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillohej mbledhja e grupit parlamentar socialist.

Në këtë mbledhje, Rama dhe deputetët dëgjuan fjalën e rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, i cili dha sqarime lidhur me akuzat e SPAK për tenderat, ku Prokuroria e Posaçme ka gjetur shkelje.

Pas rinisjes së seancës, avokatët e të dyshuarve kërkuan më shumë kohë për të njohur me detaje dosjen dhe akuzat e SPAK.

Për 24 zyrtarët e Universitetit Bujqësor, SPAK ka kërkuar masat e mëposhtme të sigurimit:

Arrest në burg:
1. Edmond Tërthorja
2. Amarildo Lleshi
3. Mehmet Qoshja
4. Altin Murto
5. Piro Zoga

Arrest në shtëpi:
1. Agim Sefa
2. Arjan Buliqi
3. Serafin Skënderi
4. Ilir Kusi
5. Dritan Laçi
6. Azem Parllaku
7. Artur Koleci
8. Radion Dhromi
9. Blenard Spaho
10. Tedi Proda

Detyrim paraqitjeje:
1. Enkeleida Sallaku
2. Klara Jahollari
3. Ilir Kapaj
4. Erjola Kopali
5. Klea Lekocaj
6. Romina Koto
7. Bejo Bizhga
8. Etleva Shore
9. Rezearta Dervishi