Nis me tensione seanca plenare, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren
Ka nisur me tensione edhe këtë të enjte seanca plenare. Deputetët e opozitës kanë vjuar me aksionin e tyre opozitar duke protestuar brenda në sallën e parlamentit.
Ata janë shfaqur me pankarata dhe u kanë rënë bilbilave ndërkohë që mazhoranca, në seancën e drejtuar nga nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka vijuar me votimin për ndryshimin e rendit të ditës.
Projektligji për burimet ujore, i cili kërkonte shumicë të thjeshtë votash, u votua nga 68 deputetët e mazhorancës të pranishëm në seancë.
Projektligji për shtesa dhe ndryshime në ligjin numër 93 2015 për turizmin i cili kërkonte shumicë të thjeshtë votash gjithshtu u votua nga 68 deputetët e mazhorancës, në 31 nene.