Nis faza e dytë e prishjeve nga IKMT në hyrje të Shkodrës

Projekti i rehabilitimit të parkut në hyrje të Shkodrës po avancon me fazën e dytë të prishjeve nga IKMT. Me fondin prej 4.2 milionë euro të miratuar për shpronësime, tashmë i hapet rrugë prishjes së 10 objekteve të tjera, duke vijuar pastrimin e zonës për zbatimin e projektit.

Sipas drejtorit rajonal të IKMT Shkodër, Emiljan Nika, këto prishje janë pjesë e planit për të liruar hapësirën e nevojshme për parkun e ri. Në total, që nga nisja e projektit, janë shembur 21 objekte, prej të cilave 11 ishin pa leje.

Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm pamjen dhe funksionalitetin e hyrjes së qytetit, duke e kthyer atë në një zonë më të rregulluar dhe të gjelbëruar.