Nipi i ish-diktatorit Ermal Hoxha në SPAK! Mister arsyet e thirrjes

Ermal Hoxha është personazhi i radhës që paraqitet në SPAK.

Në fakt, nipi i ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të hënën, duke i shpëtuar syrit të publikut.

Spak nuk jep detaje për arsyet e thirrjes së Ermal Hoxhës  dhe pyetjen e tij dhe ende nuk ka një version zyrtar për thirrjen e tij.

Hoxha më parë ka vuajtur dënimin me burg pasi u arrestua gjatë operacionit në Xibrakë dhe u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.

Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine më 14 janar të 2015 e lajmi bëri bujë në atë kohë. Ky ishte një prej operacioneve më të rëndësishme të zhvilluara nga policia në vitet e fundit.