Nikolla uron besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës: Krishti u ringjall për të gjithë ne

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, me rastin e Pashkës, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë.

Në urimin e saj Nikolla shkruan se Krishti, prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne.

“Rrugëtimi i Krishtit është më i larti  shembull i përkushtimit.

Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne.

Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve.

Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne.

“Me vdekje vdekjen shkeli” dhe prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne. Gëzuar Pashkën ortodokse!”, shkruan Nikolla