Nikoll Deda e kishte kthyer institucionin e  Urdhërit të Stomatologut në klinikë private, pas shkarkimit tenton të marrë me dhunë sërish drejtimin (DETAJE)

Pasi bëri rrush e kumbulla fondet, duke shtuar pasuritë e paluajtshme të tij dhe familjarëve, madje duke i punësuar aty,  Nikoll Deda kthehet sërish në skenë. Ish- kreut të Urdhërit të Stomatolugut duket se i ka mbaruar thesi me paratë e vjelura nga kjo detyrë, teksa kërkon edhe njëherë postin e këtij institucioni.

Me zë dhe figurë, siç shihet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, familjarë të tij mësyjnë sërish në zyrat e Urdhërit të Stomatologut. Jo për të marrë ndonjë certikatë për shfrytëzimin e profesionit, por atë të karriges së hequr edhe nga drejtësia.

1. Dr. Orjeta Musabelli (Sako) (doktoresha “e dhunuar”) – vajza e anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. Spartak Sako
2. Aurel Alia (djali i anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. Gjergj Alia)
3. Bledar Brati (nipi i anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. K.M)
4. Xhuljana Mucenj (nuse e djalit te ish Presidentit Nikoll Deda)
5. Elona Alia (nuse e djalit tjeter te ish Presidentit Nikoll Deda)
6. Bardhe Brahimaj (kunata e ish Presidentit Nikoll Deda)

BIjtë e nipat e tre prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të USSH, të gjithê ish të punësuar në USSH. Në krye të tyre, Dr. Orjeta Musabelli (Sako),  e mira e presidentit Nikoll Deda, e cila si pasojë e shtyrjes nga personat e lartpërmendur, ka inskenuar kinse dhunën e ushtruar ndaj saj.

Dr. Orjeta Musabelli (Sako), regjisore e skenarit të turpshëm. Mbi të gjitha edhe aktore shumë e dobët, pasi skenari i parapërgatitur i lajmërimit të familjarëve, policisë dhe ambulancën nuk meriton as nominimin për çmimin Oskar.

Vijon ….