Nikolas Nika, qendërmbrojtësi 18 vjeçar i ekipit të Flamurtarit firmos për Dinamon e Zagrebit
Nikolas Nika, qendërmbrojtësi 18 vjeçar i ekipit të Flamurtarit firmos për Dinamon e Zagrebit. Huazohet tek ekipi tjetër kroat i kategorisë superiore NK Granciar deri në muajin dhjetor.
Nika, del nga radhët e akademisë së Flamurtarit, teksa ka ndjekur zinxhir që prej moshës 6 vjeçare akademinë vlonjate deri në moshën 18 vjeçare.
Pas kërkesës së agjentëve, Nika ka firmosur me ekipin e Dinamos së Zagrebit, ndërsa do luajë I huazuar deri në muajin dhjetor të këtij viti tek ekipi tjetër I super ligës kroate NK Granciar.
Nikolas Nika, I ditëlindjes 03.05.2006, 185 cm, me pozicion qendërmbrojtës, është një tjetër talent kuqezi që premton të ardhme në futbollin europian.