Ngushtohet gara në Himarë/ Beleri dhe Goro “kokë më kokë”

Vijon procesi i numërimit edhe në Himarë, ku nga 36 kuti në total, deri më tani janë numëruar 21.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Jorgo Goro, ka marrë deri më tani 2289 vota, ose 50.7%.

Sakaq, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri ka marrë 2230 vota ose 49.3% ndërsa kujtojmë se ky i fundit pret rezultatin nga qelia pasi u arrestua nën akuzën e shit-blerjes së votës.