Ngjela: Korrupsioni i lartë shtetëror të ruhet mirë, kjo tregon se…

DEA amerikane tashmë do të ketë zyrën e saj në Tiranë, për të ndihmuar dhe hetuar korrupsionin e lartë në vendin tonë.

Spartak Ngjela, i ftuar këtë mbrëmje në “Frontline” me Marsela Karapançon, u shpreh se ky është një lajm shumë i mirë, duke shtuar se tashmë “korrupsioni i lartë shtetëror të ruhet mirë”.

“Arsyeja që vjen do të thotë që ka çështje të rëndësishme, dhe duhet të kuptojmë se deri sa zuri tokë këtu, korrupsioni i lartë shtetëror të ruhet mirë. Njerëzit duhet të ndihmojnë, që ne të shpëtojmë nga korrupsioni i lartë në Shqipëri. Droga, korrupsioni dhe krimi shtetërorë janë të lidhura.

Me çështjen e narkotikut është krimi i organizuar dhe krimi bashkë.

Fakti që vjen DEA do të thotë që interesi amerikan në Shqipëri është shumë i madh.

Duhet të kemi këtë parasysh dhe me anë të kësaj kuptohet se politika amerikane ka interes të madh në Ballkanin perëndimor, ka dhe Kosovën, nuk kam fakte por jam i bindur”, tha Ngjela.

Check Also

Vajza transgjinore e Musk njofton largimin pas fitores së Trump: Nuk e shoh të ardhmen time në SHBA

“Unë nuk e shoh të ardhmen time në Shtetet e Bashkuara”. Kështu është shprehur Vivian …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *