Ngjarje tronditëse në Portugali, deputeti i së djathtës ekstreme abuzon seksualisht me 15-vjeçarin: Nuk e dija që…

Një anëtar i Partisë Chega në Portugali akuzohet nga Prokuroria Publike për dy krime të rënda të prostitucionit të të miturve.

Nuno Pardal Ribeiro, deri më tani një anëtar i Asamblesë Komunale të Lisbonës dhe nënkryetar i qarkut, thuhet se ka pasur kontakte seksuale me një djalë 15-vjeçar në vitin 2023.

Duke folur për RTP, i pandehuri mohoi të kishte dijeni se i riu ishte i mitur dhe zbuloi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga partia.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik, gjithçka filloi në aplikacionin e takimeve Grindr për homoseksualët, më pas u zhvendos në WhatsApp, për të vendosur një takim, i cili u bë më 11 korrik 2023, pranë një stacioni treni.

Sipas akuzës, që raporton gazeta Expresso, të dy ata janë nisur me makinë drejt një pylli me pisha. Aty, Nuno Pardal Ribeiro e ka pyetur djalin sa vjeç ishte, për të cilën ai u përgjigj se ishte 15 vjeç. Megjithatë, ata patën marrëdhënie seksuale dhe më vonë i dha 20 euro.

Në një prononcim për RTP, deputeti komunal i së djathtës ekstreme ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni që i riu ka qenë i mitur në momentin e ngjarjes, por nga Prokuroria Publike mendojnë se i pandehuri e ka ditur që i mituri ishte 15 vjeç dhe se ishte pa përvojë seksuale.

Rasti u raportua në Policinë Gjyqësore nga prindërit e të miturit, të cilët zbuluan mesazhet në WhatsApp-in e djalit të tyre, disa prej të cilave citohen në aktakuzë nga Departamenti i Hetimit dhe Prokurorisë Penale në Cascais (DIAP).

Gazeta shkruan se deputeti Chega e ka pyetur të riun nëse ka pasur përvojë seksuale dhe nëse ka qenë ndonjëherë me një shumë më të madh në moshë. Nuno Pardal Ribeiro, 51 vjeç, dyshohet se kërkoi foto intime dhe u përpoq të takonte sërish të miturin, i cili e refuzoi.