Ngjarje e rëndë për ish-trajnerin e Shqipërisë! I djegin makinën në vilë, policia dyshon për…

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në fillim të kësaj jave në Itali, ku ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i është djegur makina e parkuar brenda vilës së tij. Sipas raportimeve të mediave italiane, automjeti tip Audi Q8 ka shpërthyer në flakë pasditen e së hënës, ndërsa dyshimet e para të hetuesve flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.

Ngjarja ndodhi në vilën ku aktualisht jeton djali i Panuçit, Huan, ndërkohë që ish-futbollisti dhe trajneri ndodhej në Dubai në momentin e incidentit. Për fat të mirë, askush nuk ka mbetur i lënduar.

Autoritetet italiane kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e mundshëm të zjarrvënies. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa motivet e mundshme mbeten ende të paqarta.

Kristian Panuçi, 52 vjeç, drejtoi Kombëtaren shqiptare nga viti 2017 deri në 2019, periudhë në të cilën zhvilloi 15 ndeshje pa arritur rezultate të rëndësishme. Karrierën si futbollist e ka pasur të pasur, ku spikati me fanellën e Romës dhe Real Madridit.