Ngjarja në Astir/ Policia jep detaje: Vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve! Nuk ka shenja dhune
Në lidhje me ngjarjen e sotme në Astir, policia ka dhënë detaje të reja në një njoftim zyrtar ku bën me dije se shtetasja Sajma Qordja ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune. Ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:
Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.
Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.