Ngjarja e rëndë në Shkodër/ 9-vjeçarja u gjet e mbytur në lumë, policia jep detaje: Në trupin e saj ….
Detaje të reja kanë nga ngjarja e rëndë në Shkodër teksa një 39-vjeçare së bashku me fëmijët e saj të mitur dyshohet se janë mbytur në ujërat e lumit Buna nga ku ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i 9-vjeçares. Sipas policisë mësohet se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion sqarues shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.