Ngjarja e rëndë në Durrës/ Zbardhet dëshmia e djalit të madh: Babai e ofendonte dhe e dhunonte sistematikisht!

Vijojnë hetimet mbi hedhjen dritë të ngjarjeve që çuan 41-vjeçaren Bedrie Loka drejt vetëvrasjes, është zbardhur dëshmia e djalit të madh të çiftit.

“Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht.

Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme. Sipas tij ofendimet e babait ishin shumë të rënda për nënën”, ka deklaruar ai para oficerëve të policisë gjyqësore.

Ndërkohë një dëshmi e tillë bie ndesh me pretendimet Xhelal Lokës, i cili pretendon se e donte bashkëshorten e tij dhe se gjithçka ka ndodhur vetëm si pasojë e bullizmit në rrjetet sociale.