Një nxënës i klasës së shtatë ka hapur zjarr ndaj bashkëmoshatarëve të tij, duke shkaktuar 9 viktima dhe 7 të plagosur në një shkollë fillore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili shkruan se është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për këtë ngjarje, teksa ngushëllon familjet e viktimave.
Postimi i Ramës:
Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ