Ngjarja e rëndë/ 67-vjeçari preu dorën në makineri dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së prodhimit të vajit të ullirit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi dëmtoi dorën në makineri.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 Dhjetor në fabrikën në fshatin Barbas, Petrelë.

Viktima me iniciale M. P., dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi 55-vjeçarit dhe si pasojë ka humbur jetën.

“Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”,njoftoi policia.