Ngjarja e 21 janarit, Kreu i SPAK, Dumani: Çdo ditë kryhen veprime konkrete!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, flet për çështjen e 21 janarit. Sipas tij çdo ditë bëhen veprime konkrete, pasi është një ngjarje që ka nevojë për përditësime.

“Vendimi nga Gjykata e Lartë është marrë në mars të 2024, dhe aktet në SPAK kanë mbërritur më 11 korrik. Më datën 15 korrik është bërë regjistrimi i procedimit penal pa emra konkretë. Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete, pasi është një dinamikë që sjell nevojën për veprime të përditshme” tha Dumani.