Ngeli në provim, studenti kryen masakër në Kinë, vret 8 persona dhe plagos 17 të tjerë

8 persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në një kampus kolegji në Kinën lindore të shtunën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në Institutin Profesional të Arteve dhe Teknologjisë Wuxi në qytetin Yixing, provinca Jiangsu, sipas deklaratës së policisë.

Nga një video e postuar në internet shihen disa njerëz të shtrirë të palëvizshëm në tokë, disa prej tyre të rrethuar nga shikuesit teksa klithmat dëgjohen në sfond.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë mosmarrja e një provimi dhe e një certifikate diplomimi dhe pakënaqësia me kompensimin e praktikës,”

Kina,  një vend me 1.4 miliardë banorë ka një nga nivelet më të ulëta të krimit të dhunshëm në botë, pjesërisht për shkak të kontrolleve të rrepta të armëve dhe mbikëqyrjes së fuqishme masive.

Të hënën e kaluar, 35 njerëz u vranë pasi u përplasën nga një makinë në qytetin jugor të Zhuhai.