Ngacmoi të miturën në Korçë, arrestohet 21-vjeçari


Mësohet se 21-vjeçari dhe e mitura jetojnë në të njëjtin fshat në Podgorie të Maliqit, por sipas dëshmisë së 16-vjecares ata nuk kishin asnjë lidhje me njëri-tjetrin përveç se ai e ngacmonte vazhdimisht.

Në komisariat denoncimi është bërë nga vajza e shoqëruar edhe nga familjarët e saj, e cila ka rrëfyer se 21-vjeçari ka kryer veprime të turpshme ndaj saj. Për pasojë në pranga ka rënë 21-vjecari i identifikuar, Enea Duro.

Gjithashtu nga po të njëjtat burime u njoftua se gjatë ditës së sotme janë vënë nën hetim dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Një 41-vjecar me iniciale G. M., banues në Çorovodë, Skrapar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 52-vjecar me të cilin po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin.

Ndërsa një 36-vjecar është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka kanosur një 67-vjeçar.

Po ashtu nën hetim u vu edhe një 24-vjeçar me iniciale E. K., 24 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, Devoll, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, një 73-vjeçar.

Ndërsa një 23-vjeçar, ka kallëzuar se më datë 24.05.2023, është larguar nga banesa halla e tij.40-vjecarja me iniciale F. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale për secilin rast iu referua Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.