Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin E. I., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas sipas policisë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, si dhe ka dëmtuar disa pajisje në biznesin e babait të saj.