Ngacmoi seksualisht 15-vjeçarin, arrestohet babai i tre fëmijëve në Devoll (EMRI)
Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Korçës. Maradona Cenolli, Aleks Ago, Ilir Rushiti dhe Ronaldo Merdiku janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Aleks Ago, 45 vjeçar është arrestuar nga policia e komisariatit të Devollit për ngacmim seksual ndaj një 15 vjeçari.
Burime të siguruara thanë se ka qënë vet 15 vjeçari ai që ka denoncuar rastin në policinë lokale pasi sipas tij, 45 vjeçari babai i tre fëmijëve ka tentuar të kryejë marrëdhenie me të.
Pas denoncimit policia ka shkuar në banesën e Aleks Ago për të kryer shoqërimin e tij por nuk është gjetur ndërkohë që vetëm mbrëmjen e djeshme 45 vjeçari është vet dorëzuar tek uniformat blu të komisariatit të Devollit.
NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Poloskë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. C., 33 vjeç, banues në Vashtmi, Maliq, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
R. M., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një parfum dhe një shumë parash, në një lokali në lagjen nr. 8 Korçë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 56-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për shtetasit:
J. S., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
D. Ç., 56 vjeç, banues më Pogradec, pasi dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë një 42-vjeçar, për motive të dobëta.
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi Sh. H., 32 vjeç, banues në Korçë, i cili ka kallëzuar se prej datës 23.01.2024, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin L. H., 59 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.