Nga Tirana në komandën e një luftanije amerikane – Kush është shqiptari që do drejtojë USS Pearl Harbor?

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi do të marrë komandën e luftanijes amerikane USS Pearl Harbor në qershor të këtij viti.

“I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale.

Dervishi, i cili ka ndjekur një karrierë të suksesshme në marinën amerikane, tashmë do të marrë drejtimin e një prej anijeve luftarake të SHBA-ve, duke e bërë krenar komunitetin shqiptaro-amerikan.