Nga Spaçi në universitet/Jeta e Destan Dangëllisë, një burrë që nuk u dorëzua kurrë
Destani po i afrohet të 80-tave, por mosha për të nuk përbën asnjë pengesë për të ndjekur studimet e larta.
Edhe pse mund të duket e pabesueshme, ai, nga qyteti juglindor i vendit, Devolli, në vitin 2018 në moshën 72-vjeçare, përfundoi studimet universitare. Këtë vit, Destani pret të mbrojë diplomën në Universitetin e Kamzës, në degën e inxhinierisë.
View this post on Instagram
Destan Dangëllija ishte pjesë e një aktiviteti të zhvilluar në grykën e Spaçit, në burgun famëkeq të regjimit komunist. Ai rrëfen kalvarin e vuajtjeve gjatë asaj kohe, ndërsa vjen nga një familje patriotike me histori të pasur, si ajo e Frashëllinjve.
Në aktivitetin përkujtimor, Destani ndau me të pranishmit copëza nga historia personale dhe trashëgimia e familjes së tij, duke sjellë në vëmendje sakrificat dhe qëndresën përballë diktaturës.