“Nga sot do kemi dy gjini, mashkull dhe femër”/ Trump premton paqen në botë dhe kërcënon Meksikën: Së shpejti do të…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë një fjalimi të fuqishëm në inaugurimin e tij ka bërë premtime të mëdha për ndryshime që do të shënojnë një kthesë të madhe në politikën dhe shoqërinë amerikane. Ai deklaroi se nga sot do të ketë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër – dhe do të nënshkruajë një urdhër që ndalon eksperimentet mbi ushtarët amerikanë gjatë detyrës.

Trump premtoi gjithashtu forcimin e ushtrisë amerikane dhe tha se do të bëhet një paqebërës dhe bashkues për botën. Ai theksoi se, si në vitin 2017, do të krijohet një ushtri më e madhe dhe më e fuqishme, me misionin për të luftuar armikun e Amerikës.

Një tjetër premtim i fortë i Trump ishte se emri i Gjirit të Meksikës do të ndryshohet dhe do të quhet “Gjiri i Amerikës”. Ai sulmoi gjithashtu vendimet e mëparshme të qeverisë amerikane, duke përmendur marrëveshjen me Panamanë, që sipas tij ka shkelur interesat amerikane.

Në këtë fjalim, Trump nënvizoi se shoqëria amerikane do të forcohet dhe do të përqendrohet në merita, duke e çuar Amerikën në një fazë të re, më të respektuar dhe më të admiruar në botë.