Pesë dekadat e pushtetit për familjen Assad morën fund të papritur pas ofensivës së rrufeshme të rebelëve.
Fuqitë botërore kanë reaguar ndaj këtij momenti sizmik pas më shumë se 13 vitesh luftë civile.
Këtu gjeni një përmbledhje të reagimeve kryesore.
Rusia
Vladimir Putin i dha azil Asadit, ndërsa bazat ushtarake ruse në Siri u vunë në gatishmëri të lartë. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se, “ajo që ndodhi në përgjithësi habiti të gjithë botën. Në këtë rast, as ne nuk bëjmë përjashtim.”
“I gjithë komuniteti ndërkombëtar u befasua,”tha sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin, ndërsa paralajmëroi se Shteti Islamik mund të përpiqet të përfitojë nga situata, pasi forcat amerikane nisën dhjetëra sulme ajrore duke synuar kampet në Sirinë qendrore.
BE
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha: “Diktatura mizore e Assad-it ka rënë. Ky ndryshim historik në rajon ofron mundësi, por nuk është pa rreziqe.”
Irani
Reuters raportoi se Irani ka krijuar një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me udhëheqjen rebele siriane për të “parandaluar një trajektore armiqësore” midis dy vendeve.
Izraeli
Benjamin Netanyahu pretendoi se rënia e Assad-it ishte një rezultat i drejtpërdrejtë i goditjeve të dhëna ndaj Hezbollahut dhe Iranit nga Izraeli.
Franca
“Shteti barbar ka rënë. Përshëndes popullin sirian për guximit dhe durimit të tij”, tha Emmanuel Macron. Franca do të mbështesë tranzicionin politik të Sirisë, duke dërguar një të dërguar të posaçëm diplomatik në ditët në vijim.
Mbretëria e Bashkuar
Kryeministri Keir Starmer tha: “Populli sirian ka vuajtur nën regjimin barbar të Assad-it për një kohë të gjatë dhe ne e mirëpresim largimin e tij. Fokusi ynë tani është të garantojmë mbizotërimin e një zgjidhjeje politike dhe rivendosjen e paqes dhe stabilitetit.”
Turqia
Ministri i Jashtëm Hakan Fidan tha se Siria e re nuk duhet të përbëjë kërcënim për fqinjët. “Çdo zgjerim i milicisë së jashtëligjshme PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) nuk mund të konsiderohet një homolog legjitim në Siri.”
Gjermania
“Bashar al Assad ka shtypur brutalisht popullin e tij, ka jetë të panumërta në ndërgjegjen e tij dhe ka shtyrë shumë njerëz të largohen nga Siria, shumë prej të cilëve kanë ardhur edhe në Gjermani”, tha kancelari Olaf Scholz, duke shtuar se, “populli sirian ka përjetuar vuajtje të tmerrshme. Prandaj, fundi i sundimit të Asadit mbi Sirinë është një lajm i mirë.”
Trajtimi i pakicave nga rebelët Hayat Tahrir al Sham do të përcaktojë qëndrimin e Gjermanisë ndaj grupit, tha ministria e jashtme gjermane.