Nga reforma Zgjedhore te rifillimi i punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, çfarë u diskutua në takimin e Gjiknurit me përfaqësuesit e OSBE në Tiranë
Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Facebook, Gjiknuri bëri me dije së në takim është diskutuar në lidhje me procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve.