Nga momenti i pritjes, te takimi kokë më kokë dhe me bashkëshortet, Rama ndan albumin nga vizita e Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një album me foto nga vizita e Presidentit të Turqisë në Shqipëri, Rexhep Tajip Erdogan ditën e djeshme, ku u inaugurua edhe xhamia e Naazgjasë. Rama e cilëson Erdogan “mik të madh të shqiptarëve”, teksa fotot i përkasin momenteve kyçe gjatë vizitës së Erdogan.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me FotoALBUMIN e vizitës së një Miku të Madh të Shqipërisë e shqiptarëve dje në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

Rama

Erdogan pati disa takime ditën e djeshme në Tiranë. Ai e nisi me Presidentin e Republikës Bajram Begaj, më pas me kryeministrin Edi Rama deri tek inaugurimi i xhamisë, Dhjetëra besimtarë ishin mbledhur para xhamisë, në pritje të kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman shqiptar. Xhamia e Namazgjasë konsiderohet më e madhja në Ballkan dhe është realizuar si një dhuratë e popullit turk për besimtarët myslimanë në Shqipëri.

Check Also

Vetëdorëzimi i motrave Berisha dhe skena e dhunës tek Kodra e Diellit, reagon për herë të parë për REPLIKË, KLEA PRENGA: Ishte një traumë që nuk do ta kaloj lehtë. Do kisha dëshirë të…

Teksa motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan dy ditë më parë në Drejtorinë Vendore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *