Nga ”McGonigal” tek sulmi ndaj Top Channel, flet Kreu i SPAK Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka folur sot para gazetarëve për disa çështje.

Që nga afera McGonigal, inceneratori i Tiranës, deri tek sulmi ndaj Top Channel Dumani tha se prokuroria nuk jep informacione kur heton njerëz.

Duke u ndalu te çështja McGonigal, Dumani tha se prokuroria nuk jep informacione kur heton njerëz.
Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.”, tha Dumani.

Sa i përket sulmit me armë ndaj Top Channel Altin Dumani tha se:

“Që në orët e para të mëngjesit, kam kontaktuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I kam ofruar mbështetjen e plotë të strukturës së posaçme. Më ka thënë se po kryeheshin veprimet e para hetimore. Kam vendosur të dërgoj në analizën e bërë në drejtorinë e policisë, një prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore. Megjithëse është çështje në kompetencë të prokurorisë së Tiranës, edhe ne jemi aty, po bëjmë veprimet tona, dhe nëse do dalë diçka, do kemi veprime.

Nga ana tjetër pyetjes se pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës, Dumani tha se kjo çështje është nën hetim.

“I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh madhe. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet t’i gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.” tha ai.