Nga mbrojtja ajrore te skenari për të arritur paqen, Zelensky: Dronët janë një prioritet i vazhdueshëm, jo luftë pa fund!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tij për të arritur paqe dhe armëpushim me Rusinë.

Përmes një mesazhi në rrjetin e tij social “Instagram”, ai ka shtuar se buxheti i vitit 2024 do të plotësojë nevojat e qytetarëve ukrainas, ndërsa pranoi se kenari bazë është ruajtja e pozicioneve dhe sigurimi i kushteve për diplomacinë e duhur, për përfundimin sa më të shpejtë të kësaj lufte me një paqe të denjë.

“Ne analizuam paketat mbështetëse dhe disa kontrata që ekzistojnë gjatë kësaj kohe. Rezultate të mira në kontratat e artileries. Ukraina ka nevojë për një themel të fortë. Dronët janë një prioritet i vazhdueshëm.

Mbrojtja e qiellit- Sisteme shtesë tani kanë hyrë në Ukrainë nga Lituania. Faleminderit shumë zoti President.

Kryeministri raportoi sot për financat për këtë vit- Po plotësojmë të gjitha nevojat tona, do të kalojmë buxhetin e 2025-ës. Sot në seli ishin disa çështje të veçanta të stabilitetit të shtetit tonë. Ne po punojmë me të gjithë skenarët e mundshëm për të mbrojtur Ukrainën. Skenari bazë është ruajtja e pozicioneve dhe sigurimi i kushteve për diplomacinë e duhur, për përfundimin sa më të shpejtë të kësaj lufte me një paqe të denjë. Ne kemi nevojë për paqe, paqe të vërtetë, të ndershme, jo luftë pa fund” tha Zelensky.