‘U shfaq’ dhe në Sky ECC, policia kontroll të imtësishëm banesës së ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, nën akuzë dhe për një ngjarje të vitit 2016

Tre akuzat që dërguan në arrestimin e Jurgis Çyrbja nuk janë të vetmet që rëndojnë mbi ish-deputetin.

Çyrbja dyshohet se është arrestuar për lidhje me një grup kriminal në Durrës. Emri i tij është lakuar, madje edhe komunikuar me këto eksponent në platformën e koduar SKY ECC.

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për ish-deputetin, e cila u ekzekutua me urdhër të SPAK.  Akuzat që rëndojnë ndaj Çyrbjas janë “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “tregtimi i sekretit shtetëror”.

Ndërsa Prokuroria e Posaçme kryente veprimet proceduriale për arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe të dyshuarit tjetër Ahmet Masha, forcat e Policisë së Shtetit, kryen kontrolle në banesat e të akuzuarve në qarkun e Durrësit.

Ish-ligjvënësi është izoluar në paraburgimin e Komisariatit Durrës për të kryer veprimet paraprake proceduriale, para se të transferohet në masa të larta sigurie drejt Tiranës.

Më 11 tetor të këtij viti, Çyrbja u mor si i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre” gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Në këtë çështje, Çyrbja u kallëzua nga deputeti i PD-së Edi Paloka gjatë fushatës elektorale të 2021 dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale

Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

Ndërkohë Lulzim Basha, e kishte etiketuar deputetin disa herë si bashkëpunëtor të krimit. Kurse tani duket se Prokuroria i ka ngritur edhe një tjetër çështje, për të cilën edhe është prangosur.