Nga kryetar i LSI deri në Presidencë, i arrestuari nga SPAK, Ilir Meta rol të rëndësishëm në jetën politike

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua ditën e sotme me urdhër të SPAK. Meta ka luajtur role të rëndësishme në jetën politike të vendit.

Ilir Meta ka shërbyer si President i Shqipërisë nga 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 2022. Më parë ai shërbeu si Kryeministër nga 1999 në 2002. Ai ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017. Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në 2004 sot Partia e Lirisë e cila drejtohet prej tij.

Meta ka qenë 15 vite deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë në Politikën Shqiptare. Meta është Presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që është i fajësuar nga Parlamenti i Shqipërisë.