Nga Ferrari 3 milionë dollarë te Lamborghini dhe Rolls Royce, zbulohen “bishat” e al-Assad, dhuratat që i bënte vetes diktatori sirian

Disa pamje tregojnë koleksionin e makinave të presidentit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad, të vendosura në një garazh afër pallatit të tij kryesor në Damask.

Një video, e filmuar nga një individ që po kalon mes koleksionit dhe verifikuar nga CNN, tregon më shumë se 40 automjete luksoze në një depo të madhe në perëndim të Damaskut, veriperëndim të lagjes Al-Mazzeh.

Disa nga makinat që shihen në pamjet janë një Ferrari F50 i kuq, i cili zakonisht shitet për më shumë se 3 milionë dollarë, një Lamborghini, një Rolls Royce dhe një Bentley.

Një video tjetër, e filmuar nga njerëz që ecin përmes garazhit, tregon të njëjtin koleksion makinash.

Përballë një ofensive rebelësh të jashtëzakonshme të shpejtë, Assad dhe familja e tij ikën në Moskë dhe iu dha azil politik, tha një burim zyrtar në Rusi për CNN më herët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)