Nga emigracioni deri tek fama në Itali/ Ermal Meta flet pa doreza për peripecitë e jetës
Disa fragmente nga jeta private këngëtari Ermal Meta i ka ndarë shpesh me fansat e tij por në daljen e fundit televizive ai vendosi të rrëfente historinë e emigrimit në Itali.
Pavarsisht një pune të mirë në Shqipëri nëna e artistit u detyrua të largohet për shkak të dhunës së ushtruar nga i shoqi.Nëna e Metas ja doli të ndryshonte fatin e saj dhe të tre fëmijëve të saj falë dashamirësisë së dy të panjohurve që e ndihmuan .Një i panjohur i ofron të paguajë me paratë e tij një pasaportë të huaj gjermane nënës së këngëtarit pa marrë asgjë në këmbim.
ERMAL META: “Të nesërmen gruaja bën fotografitë dhe ia çon. Ai shkon te një falsifikator dhe një javë më vonë pasaporta është gati. I huaji i uron fat. Ata nuk do ta shohin më kurrë njëri-tjetrin. Gruaja i lë fëmijët me nënën e saj dhe shkon të marrë tragetin që shpreson ta çojë në një jetë të panjohur. I kalon kontrollet nga policia shqiptare pa vështirësi dhe kështu, rreth orës 07:00 të ditës tjetër, anija në të cilën ndodhet hyn në portin e Brindizit”,
Në Itali, megjithatë, sipas artistit situata bëhet më e ndërlikuar.Para zbarkimit, çdo pasaportë kontrollohej me përpikëri. Megjithëse , një officer policie e kupton që dokumentat janë false ai e lë të shkojë nenn e tij.Teksa rrëfen këtë histori këngëtari ka edhe një mesazh.
Dy vepra mirësisë shpëtuan katër jetë . E imja ishte ndër ato jetë . Ji i sjellshëm , mund të shpëtosh dikë”
Tema e emigracionit është bërë mjaft e ndjeshme kohët e fundit në shtetin fqinj për shkak edhe të fluksit të lartë të emigrantëve.